Sport

10 sportistet femra më të paguara në botë

Interesi për sportin e femrave po rritet dukshëm, edhe pse ka ende disa aspekte shqetësuese, si pabarazia për sa i përket pagave dhe strukturave, kushtet e punës jo në një nivel, mbulimi i pakët mediatik, madje edhe abuzimet.

Krahas vlerësimeve, po rritet edhe interesimi i televizioneve apo grupeve për të siguruar të drejtat e transmetimit të ndeshjeve dhe teksa ligat e sporteve të ndryshme po shohin shtimin e pronarëve dhe skuadrave të reja për femra në çdo sport.

Sipas një vlerësimi të Forbes, dhjetë sportistet më të paguar në botë fituan gjithsej 167 milionë dollarë bruto në vitin 2021, një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.

Pavarësisht kësaj, asnjë nga sportistet femra nuk arriti të vendoset në top 10-shen e përgjithshme të sportistëve më të paguar në botë në vitin 2021. Në fakt, Naomi Osaka, atletja më e paguar gjatë vitit të kaluar, u rendit në vendin e dymbëdhjetë edhe mes meshkujve.

Yjet e futbollit amerikan femra si Alex Morgan dhe Megan Rapinoe nuk kanë arritur të hyjnë në dhjetëshen e parë sepse vijnë nga sportet ekipore ku pagat janë ende të ulëta në krahasim me grupet e çmimeve në sportet individuale.

Gjithsesi kjo është renditja e 10 femrave më të paguara në sporte në botë:

Naomi Osaka (Tenis), 57,3 Milionë dollarë

Serena Williams (Tenis) 45,9

Venus Williams (Tenis) 11,3

Simone Biles (Gjimnastikë) 10,1

Garbiñe Muguruza (Tenis) 8,8

Jin Young Ko (Golf) 7,5

PV Sindhu (Badminton) 7,2

Ashleigh Barty (Tenis) 6,9

Nelly Korda (Golf) 5,9

Candace Parker (Basket) 5,7

Rruga Press

YouTube player