Lajme

Tensione në Laprakë, banorët e zonës bllokojnë rrugën, konfliktohen me shoferët

Banorët e Laprakës kanë përshkallëzuar protestën për shembjen e banesave të tyre duke bllokuar kalimin e makinave në rrugën “Josif Pashko”. Në këtë situatë, drejtuesit e makinave janë konfliktuar me protestuesit duke kërkuar shpjegime se përse duhet të pengohet qarkullimi i makinave.

Njëri prej protestuesve tha se kjo rrëmujë është shkaktuar nga mungesa e forcave të rendit. Ai shtoi se Policia e Tiranës është njoftuar për organizimin e protestës së sotme, e cila ka nisur në orën 17:00.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Qytetari i Laprakës tha se institucionet duhet të hetojnë bashkinë e Tiranës, qeverinë, drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës Artan Lamen, etj. Ai premtoi se protestat do të përshkallëzohen.

“Protestën tonë nuk e ndal askush. Mungesa e policisë po krijon kaos. E kemi njoftuar policinë për protestën e sotme që ka nisur në orën 17:00. E dimë se cca po ndodh te 5 maji, u kanë vendosur afat deri 19 janar të largohen nga banesat. U kanë dhënë një letër bakalli. Do njoftojmë institucionet për përshkallëzimin e protestës. Këto protesta do bëhen të përditshme. Do japim kohë dhe një javë se në fillim të shkurtit projekti do marr jetë. Janë 14 transferta që janë bërë te ARRSH. I morën paratë? Silluani njerëzve. Kemi kërkuar çmim reference. E di dhe zoti Lame”, deklaroi njëri prej banorëve të Laprakës.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

YouTube player