Lajme

Protesta në Laprakë, banori: Do përshkallëzojmë protestën

Banorët e Laprakës  kanë dalë sërish në protestë kundër projektit  të Unazës së Madhe, e cila rrezikon të shemben rreth 654 ndërtesa.

Një nga protestuesit për mikrofonin e Ora News, është shprehur se duan një zgjidhje pasi banorët e kësaj zone nuk kanë marrë asnjë zgjidhje se çfarë do të bëhet me ta pasi të prishen banesat.

Banori: Ne kemi protestuar prej datës 3 shtator, kemi protestuar për të marrë një zgjidhje. Banorët e kësaj zone nuk kanë marrë asnjë përgjigje për atë që ndodh pas projektit. Janë 110 banesa të legalizuara.

Ai shton se nëse nuk marrin një zgjidhje do të përshkallëzojnë protestën, ndërsa thotë se janë hasur me arrogancë të pushtetarëve.

Banori: Nëse ne nuk marrim një përgjigje do të ketë përshkallëzim të protestave. Do shkojmë të protestojmë poshtë zyrave të tyre. Do ua çojmë protestën edhe në dhomën e gjumit të tyre. Jemi hasur me arrogancë aq të madhe të pushtetarëve, dhe aq të turpshme sa që vetë ministrja Balluku doli në parlament dhe tha nuk ka protestë. Është një protestë që vijon prej katër muajsh. Kemi një kryetar bashkisë që paguan 20 këshilltarë që nuk e këshillojnë  që të japin zgjidhje. Ky projekt përflitet që të filloj në muajit shkurt.

YouTube player