Lajme

Zyrtare, Kurti kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për referendumin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Siç thuhet në njoftim, në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

“Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje, në njoftim thuhet se, diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Rruga Press

YouTube player