Sa orë në ditë kaluam para celularit gjatë vitit 2021?
Bëni edhe ju pjesë tek njerëzit që shqetësohen se po shpenzojnë më shumë kohë seç duhet para ekranit të celularit duke lundruar pamend nga një aplikacion në tjetrin?
Nuk jeni vetëm.
Mesa duket, gjatë vitit 2021, banorët e shteteve që përfaqësojnë 10 tregjet më të mëdha të telefonave celularë Android, shpenzuan plot 4.8 orë në ditë duke shfletuar aplikacione të ndryshme.
Këto zbulime u bënë nga raporti i një kompanie analitike në SHBA për vitin 2022 – App Annie. Kjo është një mesatare që përfaqëson rreth 1/3 e ditës, që nuk shpenzohet në gjumë.
Brazili dhe Indonezia ishin shtetet me përdorimin më të lartë, duke kapur një mesatare prej plot 5.4 orësh në ditë, ndërsa SHBA u rendit e 10-ta në listë, me 4.2 orë në ditë – një orë më tepër se koha që Amerikanët shpenzojnë duke parë TV.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar u rendit e 12-ta me një mesatare prej 4 orësh në ditë.
Që prej vitit 2019, orët që ne shpenzojmë para ekranit janë shumëfishuar me 30%.
Për sa i përket aplikacioneve tek të cilat njerëzit preferojnë të shpenzojnë me tepër kohë, rezultatet nuk janë edhe aq të papritura: 7 nga 10 minuta të ditës shpenzoheshin në rrjete sociale – në vitin 2021, TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në rang global.
Rruga Press