Lajme

Malësi e Madhe, banorët vuajnë ndërprerjet e energjisë

Linja e amortizuar, mungesa e investimeve dhe numri i vogël i elektricistëve për një linjë transmetimi që shkon deri në 70 kilometra, bënë që mijëra banorë të fshatrave nga Vukpalaj deri në Vermosh, në Qarkun e Shkodrës, të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Veçanërisht në periudhën e dimrit, kur mjafton një reshje shiu apo një herë e re dhe të gjitha fshatrat që mbulon linja e transmetimit mbeten pa energji elektrike, duke vështirësuar jetën e këtyre banorëve.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Ankesat e bëra pranë autoriteteve dhe operatorit të transmetimit të energjisë elektrike deri më tani, kanë rënë në vesh të shurdhër. Ndërsa ata që e kanë emigruar vite më parë dhe rikthehen pranë të afërmve, nuk e fshehin zhgënjimin me realitetin që përjetojnë.

Përballë kësaj situate, banorët ankohen se edhe faturat e energjisë elektrike i paguajnë sikur të furnizoheshin rregullisht dhe pa ndërprerje.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player