Sport

Klasikja test për vitin 2022, Brdariç: “Koha e duhur për t’u përballur me Tiranën”

Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë do të hapë edhe serinë e ndeshjeve të kampionatit tonë për vitin 2022.

Skuadra shkodrane prej ditësh është grumbulluar në qytetin e Durrësit, për të zhvilluar stërvitjen në një kompleks pranë tij me bar artificial, i ngjashëm dhe më i përshtatshëm me të atë të stadiumit “Air Albania”, ku do të zhvillohet ky takim mbrëmjen e së shtunës (19:45).

Në prag të këtij takimi, të shumëpritur nga të gjithë, trajneri gjerman Thomas Brdariç i Vllaznisë, është shprehur:

Ky vit i ri që fillon menjëherë me përballjen me kryesuesen, për Thomas Brdaric është diçka e mirë?

“Mendoj se është momenti i duhur për t’u përballur me Tiranën, sepse askush nuk e di se ku jemi me gjëndjen pas kësaj periudhe pushimi. Gjithsesi kjo mbetet një ndeshje shumë e rëndësishme. Këtë ndeshje do ta fitojë ai që përpiqet më tepër për të. Kjo do të jetë ndeshja jonë e parë për vitin 2022 dhe jemi kurioz, por e rëndësishme është që ne ndihemi mirë”.

Një parashikim për këtë klasike?

“Çdo gjë përpara ndeshjes është e paparashikuar, e rëndësishme është që të jemi me vetbesimi për të marrë tre pikë”.

Si Vllaznia, ashtu edhe Tirana, vinë në këtë ndeshje pa shumë ndryshime në grupin e lojtarëve, pasi të dyja këto ekipe kanë qenë nga më pak aktivet në këtë merkato janari. Bardheblutë do të vinë në këtë ndeshje si kryesuesit e Superiores, megjithatë përballë do të kenë një nga rivalet kryesore për vendet e para të klasifikimit.

Rruga Press

YouTube player