Pandemia, nga e diela Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë
Ambasada gjermane në Shqipëri tha se nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.
Si pasojë, ndryshojnë kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.
🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
🔺 Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës”.
Rruga Press