Viti 2021 shënoi rekord me hyrje daljet në kufirin Kosovë – Shqipëri
Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në pikën e përbashkët të kalimit Shqipëri Kosovë kanë shënuar rekord gjatë vitit 2021.
Komandanti i policisë kufitare të Vërmicës kapiten Arbër Telaku ka thënë se 6 milionë e 670 mijë persona kanë kaluar përmes këtij pikalimi kufitar.
Por pavarësisht numrit të madh të përsonave që kanë kaluar në këtë pikë kufitare, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident.
Prej datës 3 janar në Kosovë është vendosur të mos lejohet asnjë shtetas i cili nuk i ka kryer të dyja dozat e vaskinës anicovid.
Në këto pika doganore dogana, Kosova ka vendosur edhe qendra vaksinimi, në mënyrë që kushdo që ka plotësuar kohën e nevojshme mund të marrë aty dozën pasardhëse.
Qeveria e Kosovës vendosi të mos njohë as tamponin negativë e as dokumentin e shërimit, por vetëm vërtetimin e imunizimit përmes vaksinës anticovid.
Rruga Press