Lajme

Sa u rritën çmimet në vitin 2021/ Shteti duhet të ndërhyjë

Rritja mesatare vjetore e çmimeve të shportës bazë në vitin 2021 ishte 2%, nga 1.6% në vitin 2020.

INSTAT bën me dije se Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin dhjetor 2021, arriti 103.7.  Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2021, krahasuar me nëntor 2021 kapi vlerën e 0.8%

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Sipas INSTAT rritjen më të madhe kanë pësuar ushqimet dhe pijet jo-alkoolike me 2.2%. Krahasuar me muajin nëntor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1.9 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.9 %.

Për këtë çështje, eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj u shpreh se Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndërhyjë për të rregulluar çmimet në treg.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Konsumatorët në Shqipëri janë më të pambrojtur në krahasim më të gjitha vendet e tjera. Shteti duhet të jetë një rregullator i çmimeve”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player