Lajme

Sekretari Blinken paralajmëroi Serbinë me letrën për Albin Kurtin/ Bytyçi: Ky është autorizimi që mori Kosova nga SHBA-ja

Profesori Universitar Enver Bytyçi konsideron se letra që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi mbrëmë nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken përmbanë disa elementë pozitivë.

Në një postim në Facebook, prof Bytyçi ka shkruar se SHBA-të, ndryshe nga Brukseli, angazhohen për njohje të ndërsjelltë Kosovë-Serbi.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka adresuar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën i shkruan: “Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”!

Kjo letër përmban disa elementë pozitivë:

Së pari, SHBA-të, ndryshe nga Brukseli, angazhohen për njohje të ndërsjelltë. Kjo do të thotë se shteti i Kosovës ka të ardhme dhe e ardhmja duhet të ndërtohet nga vetë liderët dhe institucionet e tij. Kjo qasje është gjithashtu paralajmërim edhe për Serbinë!”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Së dyti, së dyti sipas Bytyçit për të ndërtuar këtë të ardhme, Blinken me të drejtë kërkon jo vetëm që dialogu të vazhdojë e të përmbyllet, por edhe që qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar duke përfshirë edhe veriun.

“Sundimi i ligjit është rekomandimi i parë I zotit Blinken. Unë e shoh si një autorizim që ky ligj të sundojë në të gjithë territorin e vendit. Edhe në veri! Madje ai kërkon që të zgjidhet gjithashtu problemi i furnizimit me energji të zonës veriore të Mitrovicës”, nënvizoi ai.

Së treti, Bytyçi theksoi se sekretari amerikan i Shtetit kërkon mbrojtjen e minoriteteve dhe se kur flitet për këtë, gjithkush ka parasysh mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë.

“Kjo përgjegjësi tashmë është praktike, që Kosova dhe shqiptarët shumicë e popullsisë së vendit të kujdesen për minoritetet njësoj si për veten e tyre. Ndërsa kujdesi për minoritetin serb të shkojë përtej vetes, duke synuar shkëputjen e tij nga manipulimi që bën politika e Beogradit”, ka potencuar profesori.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Po ashtu, profesor Bytyçi ka përmendur edhe faktin që sekretari Blinken e lidh suksesin e Kosovës me suksesin ekonomik të saj.

“Viti 2022 duhet të jetë vit i investimeve të mëdha të huaja në Kosovë. Përzgjedhja e investitorëve duhet të jetë nga vendet e Perëndimit. SHBA dhe vende të tilla si Gjermania, Britania e Madhe, Austria, vendet nordike etj, duhet të parashikohen në ligj si vende që favorizohen në investimet në Kosovë. Ato vende që kontribuojnë për shtetësinë e pavarësinë e Kosovës më shumë, ato duhet që me ligj të bëhen favoritë në investimet në vend. Dhe kjo duhet të ndodhë shpejt, sa më shpejt, që ekonomia e Kosovës të bëhet model në rajon!”, ka përfunduar Bytyçi.

Rruga Press

YouTube player