BallinaLajme

Mbi 60 milionë njerëz të prekur nga stuhitë e dëborës

Një stuhi dëbore po godet pjesën lindore të SHBA-së, dhe pritet të prekë 14 shtete, dhe më shumë se 60 milion njerëz.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për ”kushte të rrezikshme, deri në ndërprerje të lëvizjeve dhe energjisë elektrike” në zonat më të prekura.

Gjatë një njoftimi, zyrtarët thanë se nuk presin që stuhia të ndërpresë shpërndarjen e vaksinave e cila do të fillojë të hënën. Gjithsesi njoftohet se disa qendra të testimit të coronavirusit janë mbyllur përkohësisht.

Parashikuesit e motit thanë se bora mund të arrijë nga një metër në Pensilvaninë lindore deri në gjysëm metër në verilindje të vendit.
Policia e Pensilvanisë tha se dy persona vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan nga një përplase prej 30-60 makinash në qendër të qytetit. Gjashtë persona gjithashtu u lënduan në New York nga një përplasje prej 27 makinash, raporton BBC

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kryebashkiaku Bill de Blasio në New York ka thënë se stuhia mund të jetë më e madhja që vendi ka parë ndër vite. Ai paralajmëroi banorët që ”ta marrin këtë seriozisht.”

Për momentin të gjitha shkollat janë mbyllur, fluturimet janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen.

YouTube player