Parashikimi i motit
Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë duke lënë gjysmën perëndimore me kthjellime.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.