BallinaLajme

Reuters: Vendet e varfra pa vaksinë deri në vitin 2024

Skema globale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë vaksinat për COVID-19 në vendet e varfra ka një risk shumë të lartë dështimi.

Sipas Reuters, që citon dokumente të brendshme të OBSH-së, thotë se kjo mund të lërë miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri në vitin 2024, potencialisht duke i lënë ata të ekspozuar ndaj virusit.

Në to thuhet se promovuesit e skemës po ankohen se programi ka mungesë fondesh, gjë e cila kufizon blerjen e dozave dhe marrëveshjet kontraktuale. Të gjitha këto ndikojnë ndjeshëm në synimin e programit COVAX, pjesë e të cilit është dhe Shqipëria, për të vaksinuar njerëzit e varfër dhe me të ardhura mesatare në shtete të ndryshme të botës.

Lexo më shumë  Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e të paktën 2 miliardë dozave të vaksinave deri në fund të vitit të ardhshëm për të mbuluar 20% të personave që bëjnë pjesë në grupin e riskut në 91 vende, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Raporti thotë se rreziku i dështimit është shumë i lartë pasi skema është ndërtuar shpejt dhe në një territor të panjohur. Reuters i është drejtuar OBSH-së për një koment, por që nuk ka dashur t’ i referohet këtyre raportime.

Lexo më shumë  Kurti paralajmëron ndërtimin e pesë digave të reja në Kosovë, zhvillimi rural në fokus
YouTube player