BallinaLajme

Këshilli Europian: Shqipëria nuk ka plotësuar 5 nga 6 kushtet për negociatat

Pas dështimit të Presidencës gjermane të BE-së për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Këshillit Europian po miraton sot vetëm konkluzuionet e zgjerimit

Por, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë, miratimi i Kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut u shty dhe si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet korniza me Shqipërinë.

Në dokumentin e ambasadorëve të BE-së, thekson se për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, pesë nga gjashtë kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë nuk janë plotësuar. Përveç luftës kundër emigracionit tê paligjshëm, që nuk përmendet në draft-konkluzione, autoriteteve shqiptare u kërkohet përparim i mëtejshëm në pesë kushtet e tjera. Zbatimi i reformës zgjedhore mbetet kryefjalë e kushteve, që reflektohet edhe në formën e draft-konkluzioeneve me veçimin e këtij kushti nga kushtet e tjera dhe vendosjes së tij para kushteve të tjera.

Të 27 shtetet anëtare kërkojnë:

  1. Forcimin e dialogut politik në vend lidhur me zbatimin e reformës zgjedhore dhe sigurimin e transparencës mbi financimin e partive politike.
  2. Funksionimin e plotë tê Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë
  3. Finalizimin e struktuarve anti-korrupsion si BKH dhe krijimin e një gjurme provash solide për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar
  4. Zbatimin e planit të veprimit për trajtmin e rekomandimeve te Task Forcës për Veprimet Financiare
  5. Ndryshimin e ligjit pêr mediat online në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky është vlerësimi i shteteve anëtare për ecurinë e Shqipêrisë lidhur me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e konferencês së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Në draft-konkluzione bëhet një vlerësim edhe për të drejtat themelore, siç është çështja a pronave, të të drejtave të pakicave, situatës ekonomike, bashkëpunimit rajonal dhe njehsimin me politikën e jashtme të BE-së. Më poshtë draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë:

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë:

SHQIPËRIA

  • Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE, e cila hapi rrugën për vendimin lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me BE në Mars 2020. Këshilli po shqyrton kornizën negociuese për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shqipëria bëri një përparim thelbësor dhe është afër përmbushjes së të gjitha kushteve që mbeten për t’u përmbushur para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian të monitorojë përmbushjen e reformave të kërkuara të mbetura dhe të informojë Këshillin sapo kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare të jenë përmbushur me synimin për ta mbajtur atë sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj. Duhet arritur më shumë progres në lidhje me prioritet e përcaktuara nga Këshilli në paragrafin 10 të konkluzioneve të tij të 25 Marsit 2020.
  • Këshilli mirëpret që ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti më 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend duhet të forcohet më tej, veçanërisht mbi reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Financimi transparent i partive politike duhet gjithashtu të sigurohet.
  • Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar,lidhur me të cilën u finalizua vendosja e anti-korrupsionit dhe strukturat e specializuara për krimin e organizuar.

Është e rëndësishme që rekrutimet e mëtejshme për Byronë Kombëtare të Hetimeve të ndodhin, në mënyrë që ajo të jetë plotësisht funksionale. Përpjekjet për krijimin e një gjurme provash të konsoliduar duhet të vazhdojnë, përfshirë vendimet përfundimtare dhe hetimet pro-aktive për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, si dhe përmes zbatimit të planit të veprimit për të trajtuar rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autoritetet përkatëse të Shteteve Anëtare. Këshilli mirëpret që procesi i vetingut ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe inkurajon autoritetet shqiptare të ndjekin përpjekjet për të reformuar sistemin e tij gjyqësor.

Gjykata e Lartë ka rifilluar funksionimin me një dhomë të plotësuar dhe dy të mbetura ende të paplotësuara, megjithatë duhen përpjekje të mëtejshme në mënyrë që ajo të përmbushë plotësisht rolin e saj. Këshilli mirëpret progresin në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithatë nevojiten përpjekje të mëtejshme për të proçeduar me emërimet e mbetura.

Për të drejtat themelore, Këshilli shënon pozitivisht përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse të sektorit të pronës dhe për të konsoliduar të drejtat e pronës dhe u bën thirrje autoriteteve të vijojnë përpjekje të tilla, duke përfshirë përparimin e shpejtë të procesit të regjistrimit dhe kompensimit. Këshilli gjithashtu inkurajon Shqipërinë që të miratojë dhe zbatojë me shpejtësi legjislacionin e mbetur në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe mirëpret miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të bëjë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë që ndryshimet në ligjin e medias të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Këshilli gjithashtu mirëpret progresin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë.

YouTube player