Lajme

Mollët ngelen stok, mungesa e tregut çon drejt falimentimit fermerët e Korçës

30-40 lekë të reja varion çmimi i kilogramit të mollës në tregun e pakicës në qytetin e Korçës, ndërkohë që situatë dëshpëruese është për ata fermerë që bëjnë prodhimin e parë.

Euronews Albania ka qenë përpara disa ditësh në fshatin Mançurisht, ku ka takuar me dhjetëra fermerë të cilët janë shprehur se mollët e tyre përfundojnë në kanal pasi nuk ka treg e çmimi është tejet i ulët.

Fermerët shprehen se kjo vjen pasi ky frut po importohet, e po ashtu për shkak të mungesës së tregut.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

“Ne mollët po i hedhim për shkak se po sjellin nga Italia dhe nga Maqedonia. Mollët tona janë hedhur kanaleve. Unë kam një hektar e gjysmë mollë, në pamundësi për shitjen i kam lënë gjysmat me qira. Në këtë vend nuk po bëjnë asgjë. Çmimi i mollës shkon 40-100 lek të vjetra për lëngje, vështirë e kemi si do i bëjmë këto që na kanë ngelur”, shprehet një fermer.

Ndihma e shtetit në krijimin e frigoriferëve apo industrisë së përpunimit do të ishte lehtësim për ta.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

“Ne mendojmë që shteti duhet të ngrejë industrinë e përpunimit të mollës. Molla është frut që bëhet njëherë në vit dhe nuk mbahet në magazinë, do frigoriferë e kushte. Fshatari është i mbaruar. Në qoftë se nuk bëjmë një industri përpunimi ne kurrë nuk do jemi të kënaqur”, thotë një tjetër.

Jashtë kamerave, zyrtarë të agjencisë rajonale të ekstensionit bujqësor shprehen se kjo ngelet një nga problemet më të theksuara në zonën e Korçës, e cila njihet në prodhimin e mollës.

Rruga Press

YouTube player