Lajme

Ngarkesë mikrobike mbi normë produktet Gjirofarm/ AKU bllokon linjën e prodhimit të kosit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u konstatuan me vlerë mbi normën e lejuar të ngarkesës së përgjithshme mikrobike (NPM) enterobakter.

Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.

Lexo më shumë  Haxhiu pret në takimin lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guérot

AKU bën të ditur se, subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive, ndërsa është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

Lexo më shumë  “Na u thanë tokat”, fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës: Uji shkon për HEC-et

“Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Rruga Press

YouTube player