Shëndetësi

The Sun: Ja Simptoma e çuditshme e Omicronit

Një simptomë e çuditshme e Omicron është cilësuar si shenjë paralajmëruese shumë e rëndësishme.

Mjekët kanë paralajmëruar nëse keni konfuzion, kjo mund të nënkuptojë se keni nevojë për trajtim mjekësor.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se kjo është një shenjë paralajmëruese emergjente, shkruan The Sun.

Ata sugjerojnë të kërkoni ndihmë menjëherë nëse ju ose dikush në familjen tuaj fillon të duket i hutuar derisa vuani nga COVID-19.

Është e rëndësishme të keni kujdes për shenjat paralajmëruese të sëmundjes serioze, një varg studimesh jashtëzakonisht pozitive tregojnë se Omicron është më i butë stek të vaksinuarit.

Ndryshe, personat me variantin Omicron të COVID-it mund të ndihen më të të përgjumur dhe më pak të përgjegjshëm ndaj asaj që po ndodh rreth tyre, madje shpesh edhe tërhiqen plotësisht.

YouTube player