BallinaBota

Mutacioni i Covid në Angli, ekspertët: Nuk i prisnim këto ndryshime, por janë interesante

Mutacioni i Covid-19 po kthehet në një çështje shqetësuese në Angli. Sipas mediave të huaja një mutacion i virusit mund të përmbys rrënjësisht rrjedhën e ngjarjeve dhe të rrëzojë të gjitha kërkimet dhe arritjet e deri tanishme për të mundur Covid-19. Në lidhje me këtë kanë folur edhe disa ekspertë nga Anglia. Profesor Nick Loman u shpreh se në këtë virus ka një numër të madh të mutacionëve gjë që nuk pritej.

Lexo më shumë  Luftë e re - shpërthen përleshja në kufirin Afganistan-Pakistan

“Çuditërisht ka një numër të madh mutacionesh, më shumë seç pritej, dhe disa duken interesante,” tha Loman.

Një tjetër profesor nga Anglia ka folur në lidhje me mutacionet e mundëshme që ka një virus. Profesor Alan McNally deklaroi se ende nuk dihet asgjë mbi variantin e ri të Covid dhe se është ende herët për të dal në ndonjë përfundim.

“Ne e dimë se ekziston një variant mutacioni, por nuk dimë asgjë se çfarë do të thotë ajo biologjikisht. Është shumë herët për të dalë  në ndonjë përfundim se sa e rëndësishme mund të jetë mutacioni,” tha ai.

Lexo më shumë  PAMJE TE RENDA/ Rusët ekzekutojnë pa mëshirë ushtarët e tyre që dezertojnë në Ukrainë

Deri tani të paktën 1.000 njerëz janë raportuar të infektuar me mutacionin e Covid-19 që nga fillimi i tij në fund të muajit shtator. Ndërkohë që ekziston një shqetësimi se lloji i mutacionit mund të jetë një formë që nuk njihet mirë nga sistemi imunitar dhe se vaksinat anti-Covid mund të mos jenë efektive në luftimin e tij.

YouTube player