Bota

Britani e Madhe: Nxënësit dhe mësuesit do të testohen çdo javë për Covid 19

Të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme në Angli do të testohen çdo javë për koronavirus nga Janari, ndërkohë që prej ditësh është diskutuar nëse janë apo jo fëmijët përhapës të Covid 19.

Sekretari i arsimit Gavin Williamson të martën deklaroi një “moment historik” pasi ai njoftoi se shkollave do t’u jepeshin teste të shpejta, në mënyrë që çdo javë nxënësit që dyshohet se kanë pasur kontakte me persona të prekur me Covid të testohen.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Masa erdhi në mes të një mosmarrëveshje ligjore midis z. Williamson dhe këshillit të Greenwich të Londrës pasi qeveria detyroi shkollat ​​në lagje të qëndronin të hapura mes përshkallëzimit të rasteve të koronavirusit

Por njoftimi i testimit masiv bëri pak për të qetësuar zemërimin e mësuesve. Ata akuzuan Departamentin për Edukim se po merrte një qasje të ashpër menaxheriale ndërsa ofronte pak mbështetje.

Sindikatat e mësuesve thanë se qeveria kishte dështuar të konsultohej në mënyrë adekuate me sindikatat dhe shkollat ​​dhe argumentuan që propozimi që personeli i shkollës të kryente miliona teste ishte “me të meta të thella”.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ndërkohë, duke hequr një paralelizëm me Shqipërinë, testet e shpejta nuk janë futur ende në një shkallë të gjerë, dhe ato janë vetëm e drejtë e disa poliklinikave qendrore në kryeqytet. Sa i takon shkollave, në vendin tonë vijon që të aplikohet mësimi alternativ, midis online dhe fizik, por ende nuk ka një strategji të qartë sa i takon testimeve të stafit apo nxënësve.

Rruga Press

YouTube player