BallinaLajme

Avokati i Popullit: Njerëzit stepen të denoncojnë dhunën në komisariate

Që prej 9 dhjetorit në Tiranë po mbahen protesta të qytetarëve.

Shpesh protestat kanë përfunduar në akte dhune e me shoqërime të qytetarëve në protestë, por avokatja e popullit Erinda Ballanca kërkon që të theksohet se jo të gjithë ata që tubojnë janë protestues të dhunshëm, përkundrazi.

“Tashmë çdo person i cili ka marrë pjesë në protestë etiketohet si person i dhunshëm por kjo gjë nuk është e vërtetë. Nga inspektimet që ne kemi kryer dhe nga prezenca jonë që kemi patur në terren me 4 grupe inspektimi, pra në vende të ndryshme të qytetit gjatë kohës që bëhen protestat kemi vënë re se jo të gjithë protestuesit janë të dhunshëm. Madje pjesa më e madhe e protestuesve janë protestues të cilët e ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre për të protestuar.

Duke monitoruar gjithçka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve avokatja e popullit publikon dhe gjetjet e këtij institucioni.

Përtej numrit shumë të madh të personave, gjetjet që ne kemi pasur është së ne të gjitha komisariatet e Tiranës, përfshirë edhe Drejtorinë ka pasur një mbipopullim të dhomave të sigurisë. Kur them mbipopullim ka me shumëfish mbi kapacitetin të cilin ato dhoma kanë. Të miturit nuk duhet të bashkohen bashkë me të rriturit, të miturit duhet të shoqërohen dhe të rrinë në dhoma më vetë , gratë duhet të rrinë në dhoma më vete, meshkujt dhe burrat madhorë duhet të rrinë në dhoma më vete. Nëse këtij numri dhe këtij kapaciteti maksimal, i cili është një kapacitet i miratuar për çdo drejtori apo per çdo komisariat, ne do t’i vinim përballë me sasinë e madhe të të miturve kuptohet që mbipopullimi i të miturve që janë shoqëruar është shumë herë më i madh sesa ai është i përcaktuar në dokumenta.

Janë ndaluar, shoqëruar protestues që thyerjen rregullat e përcaktuar për kushtet e pandemisë, por a po ndodh e njëjta gjë në komisariate ku me dhjetëra të rinj janë shoqëruar?

Ajo gjë tjetër që kemi verifikuar është se këto kapacitete nuk janë kapacitete të rishikuara për kushtet e pandemisë. Nëse ne ndalojmë dhe shoqërojmë sepse konsiderojmë se janë pjesëmarrës në protesta të paligjshme një numër shumë të madh qytetarësh, të cilët janë në ajër të hapur dhe nuk kanë zbatuar çdo rregull të distancimit social dhe i çojmë në një dhomë të mbyllur, ku rregullat e distancimit social është e pamundur të zbatohen është e qartë për këdo se masa është jo proporcioanle. Aplikimi i kësaj mase është jo proporcional.”
Avokatja e popullit na rrëfen se shumë procedura nuk janë zbatuar nga Policia e shtetit, e këtu veçon dy moment.

Pretendimet për veprime të dhunshmë nga qytetarët kanë qenë të kufizuara por ato kanë qenë gjithmonë të lidhura me momentin e kapjes së tyre, pra me momentin në të cilin policia i kap për t’i shoqëruar dhe me momentin e transportit nga vendi ku ato janë kapur deri në komisariat.”

Por ajo që ka hasur Avokatja e Popullit është hezitimi i të ndaluarve për të denoncuar aktet e dhunës.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ne mendojmë se një pjesë e madhe kanë qenë të stepur për të denoncuar rastet e dhunës . Nga perceptimi që është në mediat vizive un kisha një pritshmëri se do të kishte një numër më të lartë ankesash.”

Rruga Press

YouTube player