Bota

SHBA: Rusia duhet të zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin

Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman, ka paralajmëruar Rusinë se duhet të zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin.

Sipas BBC, ajo po fliste pas bisedimeve midis NATO-s dhe Rusisë, një nga tre ngjarjet diplomatike të kësaj jave që synojnë uljen e tensionit mbi Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, tha se NATO nuk mund të zgjedhë kërkesat e Moskës.

Lexo më shumë  Plenkoviqi kritikon Serbinë në OKB për glorifikimin e Mlladiqit

Një ndër kërkesat është që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO.

Rreth 100 mijë trupa ruse thuhet se janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një pushtimi.

Sherman përsëriti se SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk do të pranonin kurrë të vënë veton ndaj pranimit të Ukrainës, duke theksuar se aleanca ushtarake kishte një politikë të dyerve të hapura. Qëllimi i anëtarësimit në NATO është pjesë e kushtetutës së Ukrainës.

Lexo më shumë  Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

Rruga Press

YouTube player