Art & Kulturë

Ylli i “Squid Game” refuzon intervistat, arsyeja i bën fansat ta duan akoma më shumë

Më 9 janar, aktori i serialit korean që theu pritshmëritë me shikime ‘Squid Game’, O Yeong Su, bëri histori në industrinë e zbavitjes koreane teksa fitoi çmimin si aktori më i mirë  për rolin e tij dytësor në ‘Golden Globes 2022’.

Sipas Allkpop, ai është bërë aktori i parë korean që fiton këtë çmim të mahnitshëm dhe u vlerësua për rolin e tij në serialin megahit të Netflix. Me këtë rekord të ri, shumë media u rreshtuan për të intervistuar O Yeong Su. Megjithatë, aktori refuzoi të gjitha intervistat për një arsye të thjeshtë, nuk kishte kohë pasi e priste një shfaqje.

Lexo më shumë  Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

“Nuk mundem sepse nesër kam një shfaqje”, tha ai për mediat.

Shumë përdorues të internetit po e duartrokasin aktorin për zellin e tij të pandryshueshëm dhe pasionin e tij për aktrimin dh për faktin që fama nuk e ka ndryshuar. O Yeong Su ndau fjalimin e tij të pranimit të çmimit përmes një interviste telefonike. U zbulua se O Yeong Su ishte në mungesë të fjalëve për një kohë derisa tha se kjo ishte hera e parë në jetën e tij që ndihej se kishte bërë një punë të mirë.

Lexo më shumë  Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Sipas Netflix, sezoni i parë një pati 111 milionë shikime. Seriali bënte fjalë për një shoqëri të dëshpëruar, të zhytur në borxhe dhe lojtarë që luajnë me vdekjen për të kënaqur njerëzit e pasur. Squid Game konsiderohet të jetë një realitet vrasës i shoqërisë kapitaliste. Shfaqja vlerësohet të ketë gjeneruar 900 milionë dollarë në vlerë për Netflix, sipas dokumenteve të brendshme të zbuluara e të raportuara nga Bloomberg.

Rruga Press

YouTube player