BallinaLajme

Gjermania vendos karantinën 10 ditore pë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt saj

Ambasada gjermane në Shqipëri jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë mes këtyre dy vendeve, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ambasada njofton se do të duhet të futen në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“I Informacione aktuale të rëndësishme për udhëtimet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë:
Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë vazhdon të jetë i vlefshëm. Për udhëtimet hyrëse në drejtim të Gjermanisë vlejnë rregullat e karantinës dhe E RE: Regjistrimi elektronik i hyrjes

Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë kushtëzuar nga COVID-19 vazhdon të jetë i vlefshëm.
Nëse gjatë këtij dimri planifikoni të udhëtoni në drejtim të Shqipërisë lutemi të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale paralajmëron edhe më tej për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme në drejtim të Shqipërisë (përfshirë pushimet, lejen për në vendlindje, vizita te të afërmit etj.). Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani, nëse gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit merren masa të tjera kufizuese për kufizimin e udhëtimeve dhe / ose të jetës publike. Lutemi të mbani gjithashtu në konsideratë, që në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman.
Gjatë udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani vlen thuajse gjithnjë detyrimi për karantinim 10-ditor.
Gjatë hyrjes në Gjermani – pavarësisht nëse udhëtoni me avion, apo në rrugë tokësore me autobus apo automjet privat – ndërsa ktheheni nga Shqipëria apo nga një zonë tjetër risku me Covid-19:
🔺 duhet që përpara hyrjes të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe dëshminë e regjistrimit ta mbani me vete,
🔺 pas hyrjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj dhe të vendoseni nën një regjim vetëizolimi / karantine 10-ditore (në pjesën më të madhe të rasteve karantina nuk mund të zëvendësohet më prej një testi të bërë direkt para apo pas hyrjes në Gjermani); Informacione më të sakta për çdo land federal mund të merrni pranë qendrës shëndetësore, që është përgjiegjëse për destinacionin tuaj në Gjermani.
🔺 E rëndësishme: rregullat e karantinës kanë të bëjnë vetëm me ata persona, të cilëve aktualisht u lejohet të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ato nuk nënkuptojnë shfuqizim apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimeve hyrëse”, shkruan ambasada gjermane në Shqipëri.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player