Lajme

Skandal/ “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci I pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më I lartë nga sa raportohet zyrtarisht. Media prestigjioze ndërkombëtare, “The Economist”, publikoi një artikull me vlerësime lidhur me përhapjen dhe fatalitete shkaktuara nga Covid-19. Autoritetet në Shqipëri kanë raportuar më shumë se 3200jetë të humbura që prej nisjes së pandemisë, por “The Economist” vlerëson se bilanci është 300 herë më I lartë. Sipas medias prestigjioze, në vendin tonë mund të jenë 12 mijë deri në 15 mijë viktima nga Covid-19.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

“Shumë njerëz që vdesin ndërsa janë infektuar me SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë për të dhe nuk futen në bilancet zyrtare”

“The Economist”

Kjo ishte një ndër arsyet që nxiti këtë media të studionte shifrat reale të pandemisë. Gjithashtu edhe qasja e disa shteteve të botës që nuk fusin në balance personat që humbin jetën nga Covid-19, por që kishin sëmundje shoqëruese apo viktimat që nuk u shtruan kurrë në një spital.

“Në vend që të përpiqet të dallojë llojet e vdekjeve, qasja e The Economist është që t’i numërojë të gjitha rastet”

“The Economist”

The Economist përpunoi të dhëna nga 186 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, dhe doli në vlerësimin se që prej nisjes së pandemisë kanë humbur jetën 19.1 milionë njerëz dhe jo 5.5 milionë sa raportohen aktualisht.

Lexo më shumë  Kosova dhe Maqedonia e Veriut me vendkalim të përbashkët kufitar

Rruga Press

YouTube player