Të izoluar në kuti metalike/ Pamje çnjerëzore nga “kampet e karantinës” në Kinë
Pamjet tronditëse nga videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kushtet çnjerëzore në të cilat qindra qytetarë, përfshirë gra shtatzëna dhe fëmijë, janë vendosur në qeli të vogla për të kaluar karantinën e vendosur nga autoritetet kineze për të përballuar pandeminë e Covid.
Sipas “Daily Mail”, politika e vendit më të populluar në botë për të zbatuar strategjinë e izolimit, të qytetarëve në përpjekje për të vënë frenë në përhapjen e rasteve të koronavirusit, presupozon izolimin e tyre në kampe që kujtojnë periudhën naziste.
Në “kampet e karantinës”, siç shkruhet në artikull, gratë shtatzëna dhe fëmijët detyrohen të jetojnë në kontejnerë metalikë, ndërkohë që raportohet se mbahen të survejuar nga policë gjatë gjithë natës.
Sipas burimeve, kampet ngjajnë me kuti katrore të pajisura me krevat druri dhe tualet të vogël brenda.

Kontejnerët ndodhen pranë njëri-tjetrit dhe siç shihet nga videot përkatëse, qytetarët e karantinuar ndodhen nën vëzhgimin e policisë
Videot, të cilat, në mos asgjë tjetër , njollosin imazhin e vendit pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ku rreth 20 milionë qytetarë janë futur në karantinë pas zbulimit të rasteve të Covid në tre qytete të vendit.

Autoritetet kineze nuk duan të rrezikojnë zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe për këtë arsye kanë miratuar strategjinë e izolimit, në një kohë kur shumica e vendeve të botës po zbatojnë masa të reja, më të rrepta për të kufizuar të pavaksinuarit.
Vendi komunist po përpiqet të zhdukë virusin pavarësisht paralajmërimeve se varianti ngjitës Omicron e bën të pamundur realizimin dhe suksesin e një strategjie të tillë.
Personat e izoluar në kontejnerë detyrohen të qëndrojnë për 15 ditë.
Rruga Press