Shëndetësi

Kur është më ngjitës Covid? Studimi britanik zbulon ditët që duhet të bëjmë kujdes

Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, UKHSA, së fundmi ka kryer një studim në lidhje me transmetueshmërinë e koronavirusit nga të infektuarit.

Autoritetet shëndetësore britanike, sipas të dhënave të grupuara bëjnë me dije se në ditën e pestë pas diagnostikimit me Covid, të infektuarit transmetojnë dy herë më shumë  virusin krahasuar me ditën e shtatë.

Lexo më shumë  Ndodh për herë të parë, shkencëtarët kapin momentin ekzakt kur një person infektohet me grip

Mediat theksojnë se në ditën e peste virusi është 31% më ngjitës që nga momenti që zbulojmë se jemi me Covid, ndërsa në ditën e gjashtë dhe të shtatë propabiliteti bie në 16 %.

Studimi vlerëson gjithashtu se vetëm 5% e njerëzve  një në 20  janë ende në gjendje të transmetojnë koronavirusin dhjetë ditë pas diagnozës së tij me anë të testit. Ai gjithashtu konkludoi se në shumicën e rasteve transmetimi i virusit ndodh në fazën fillestare të infeksionit dhe jo në një fazë të avancuar.

Lexo më shumë  Ndodh për herë të parë, shkencëtarët kapin momentin ekzakt kur një person infektohet me grip

Megjithatë, gjetjet e reja tregojnë se pas ditës së pestë pas diagnozës së koronavirusit, një numër jo i papërfillshëm njerëzish mund ta transmetojnë atë te të tjerët, nëse ai dhe ata që e rrethojnë nuk ndjekin masat e duhura parandaluese.

Rruga Press

YouTube player