Kuriozitete

Qentë nuhasin Covid-in në koncerte, janë 99% të saktë

Dihet se qentë trajnohen për të zbuluar drogën dhe eksplozivët, nëpërmjet shqisës së nuhatjes,  për të ndihmuar në hetimet e policisë.

Megjithatë, kohët e fundit, shumë muzikantë po kërkojnë ndihmën e qenve që janë të trajnuar posaçërisht për të nuhatur Covid-19, për t’u siguruar që koncertet e tyre të ardhshëm do të zhvillohen pa asnjë problem.

Sipas një artikulli të “Rolling Stone”, grupet muzikore  si Eric Church, Tool, Metallica dhe The Black Keys kanë përdorur qen për të nuhatur dhe për të kuptuar nëse muzikantët dhe teknikët janë me Covid-19, ose jo.

Kur qentë zbulojnë virusin, ulen, në këtë mënyrë ata tregojnë se personi është infektuar me Covid.

Qentë  trajnohen nga shërbimi “Bio-Detection K9”, me qendër në Ohio, SHBA.

Kompania pretendon se qentë që ka trajnuar janë “98% -99% të saktë. 

“Qentë e nuhasin edhe  njëri-tjetrin për të parë nëse qeni tjetër ka virus, ose jo“, thonë zyrtarët e qendrës së trajnimit.

Rruga Press

YouTube player