Protesta, Dita e gjashtë/”Sa herë protestohet qeveria do ti nxjerrë njerëzit sikur janë me probleme mendore.”
“Arsyeja e parë është që duhet të shkarkohet drejtori i policisë Ardi Veliu se kanë mashtruar me deklaratat për vrasjen e të riut. Tre deklarata kontradiktore. Pastaj arsyet nuk kanë fund, borxhi publik, ikja e rinisë, koncesionet po bëjnë kërdinë, paraja publike është vjedhur në mënyrë të tmerrshme. Këtu vjen policia dhe thotë shpërndahuni ndërsa qendrat tregtare janë plot. Policia ka qenë e egër. Shumica e të protestuesve janë të rinj.Përveçse policia del me uniforma turke, përdor dhunë ndaj të miturve. Preteksti që na shpërdajnë ne është Covidi ndërsa në qeli janë 10 veta në 10 metër katrorë. Ministrja e Arsimit doli sot dhe tha do të trajtojmë të miturit me psikolog. Këtu sa herë njerëzit dalin në protesta janë me probleme psikike. Nuk shkon diçka me qeverinë, problemet janë më lartGjëja e parë që kërkojmë është drejtësi për Klodianin. Mbi të gjitha jetojmë në një vend ku dita-ditës po zhduket rinia”.