BallinaLajme

Masat e reja në RMV, mbyllje e lokaleve dhe restoranve në orën 18:00

Komisioni për sëmundje ngjitëse do t’i propozojë qeverisë së Maqedonisë së Veriut kufizimin e mëtejshëm të orarit për punë të sektorit të hotelerisë, bareve dhe restoranteve.

Në vend të mbylljes në orën 21:00 siç ishte deri më tani, komisioni propozon mbylljen nga ora 18:00.

Orari i ri sipas komisionit duhet të vlejë nga data 18 dhjetor deri më 21 janar.

Për këtë vendim, sektori i hotelerisë zhvilloi sot një takim me Komitetin për Sëmundjen Ngjitëse në RMW.

Lexo më shumë  Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit

Biznesmenët kërkuan që hotelet, baret dhe restorantet të punojnë deri në orën 01:00 natën e Vitit të Ri, por kjo nuk u pranua nga ekspertët.

“Në fakt sektori i hotelerisë ka qenë sot në takim me Komitetin për Sëmundjen Ngjitëse që të paktën për natën e Vitit të Ri, hotelet, baret dhe restorantet të punojnë deri në orën 01:00 të natës, por kjo nuk është pranuar nga Komiteti”, raportoi gazetarja e Euronews Ferikan Iljazi.

Lexo më shumë  Rama kërcënon Spiropalin me përjashtim: “O me ne, o kundër nesh...ti nuk merr më fjalë këtu"

Masa të tjera shtrënguese nuk janë propozuar, por rikujtohet se vlen ndalimi për grumbullimin e më shumë se katër personave në vende publike.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur thirrjen tek qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos mblidhen nëpër shtëpi ose lokale për festat e fundvitit.

YouTube player