Lajme

Biznesmenët u thirrën në ambasadën e SHBA/ Berisha: Listën me emra Basha ia dha Eskobarit!

Lideri i demokratëve Sali Berisha tha se kishte tentuar të gjente gjuhën e komunikimit me Lulzim Bashën, por mënyrat e këtij të fundit për ta luftuar i quajti “monstruoze”. Berisha dha një shembull për të treguar se si Basha kishte përdorur amerikanët për t’i vënë gjoba një grupi biznesmenësh, të cilët sipas Bashës ndihmonin Foltoren.

Listën me emrat e biznesmenëve, Basha ia dha Gabriel Eskobarit, u shpreh Berisha, duke zbuluar se më pas këta biznesmenë u thirrën një nga një në ambasadën amerikane në Tiranë.

Lexo më shumë  Bislimi: Panairi, mundësi për tërheqjen e investitorëve të rinj

“Z.Basha në vend të reflektimit për shkelmimin që i bëri statutit, anëtarësisë dhe parimeve të PD zgjodhi mashtrimin, mashtrimin dhe vetëm mashtrimin. Ai u ofroi bashkëpuntorëve të tij mashtrime nga më monstruozet. Ai i ofroi një listë me biznesmenë që sipas tij sponsorizonin Foltoren Z.Eskobar, absolutisht njerëz që nuk iu kam marrë asnjë qindarkë. Ai e përdori këtë vetëm për gjobëvënie. Ata u thirrën një nga një në ambasadë për të dhënë llogari, siç u thirrën gazetarët për të mos transmetuar Foltoren, duke shkelur nenin nr.1 të Kushtetutës së SHBA” tha Berisha që mori shembullin e biznesmenit Myftar Lumneshit, të cilin Gazment Bardhi e akuzoi si pjesë të një grupi trafikantësh droge në Angli.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zgjedhjet në Luginë të Preshevës, sot kryeministri Kurti merr pjesë në tubimin mbështetës
YouTube player