Sport

Sherri masiv në derbi, Komisioni i Disiplinës merr vendimet ndaj Partizanit dhe Tiranës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka marrë vendimin për incidentet që ndodhën në derbin Partizani-Tirana.

Supersfida u ndërpre disa herë nga arbitri për hedhje të sendeve të forta në fushë nga tifozët e të dyja ekipeve, ndërsa në fund, tifozët u përleshën me njëri-tjetrin në tapetin e gjelbër.

Pavarësisht këtyre episodeve, klubet janë dënuar vetëm me gjobë.

  • FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
    2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
    3. Zyrtari i Besëlidhja, Gjok Noka, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
    4. Lojtari i Maliqi, Abbey Agbodzie, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    5. Lojtari i FC Kinostudio U-17, Egin Bajraktari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    6. Rrëzimin e kërkesës së Manchester Junited 5×5, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rruga Press

YouTube player