Lajme

‘Kush kapet me armë dihet që është shqiptar’, gazetari grek nuk i kursen komentet raciste, kritikohet ashpër nga ndjekësit në rrjete sociale

Një koment i gazetarit grek, Nikos Evangelatos ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ndjekësve të tij.

Bëhet fjalë për një koment për shqiptarët, ku gazetari grek nuk i kursyer komentet e tij raciste. Ai është bërë pjesë e një diskutimi për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi, duke u ndalur tek ajo kategori që janë të përfshirë në rekorde kriminale.

Lexo më shumë  Rama i ndaloi hyrjen në Shqipëri deputetit shqiptar në Maqedoni të V. - Qoku: Situatë absurde në pikën kufitare të Qafëthanës

Referuar ngjarjeve të fundit ku një shqiptar u kap me armë zjarri në Greqi, gazetari është shprehur se kjo është diçka normale për sa kohë i arrestuari është shqiptar.

Por duket se kjo deklaratë e tij ka ngjallur debat, pasi ndjekësit e tij një rrjetet sociale kanë reaguar përmes kritikave të shumta duke e akuzuar atë për racizëm.

Teksa po lexonte raportin e policisë ku edhe tregohej arrestimi i shqiptarit të kapur në armë: Komenti i tij ishte: ‘Kjo është normale, e zakonshme sa kohë që personi i kapur me armë është shqiptar’.

Lexo më shumë  Kurti njofton për miratimin e 206.4 milionë eurove nga fondet e BE-së

Ndonëse ka tentuar të justifikojë deklaratën e tij, kjo gjë nuk është mirëkuptua nga ndjekësit, të cilët shpërthyen një kritika masive.

Rruga Press

YouTube player