Shpërthen vullkani më i madh i Europës, Etna në Siçili
Vullkani më i madh i Europës, Etna ka shpërthyer ditën e djeshme. Nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit. Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas. Ka të ngjarë që shpërthimi të ishte një paroksizëm pasi zgjati për një periudhë të shkurtër kohe por ishte me intensitet të lartë.