Lajme

Gjykata pritet të japë nesër masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës

Ditën e nesërme në orën 10:00, Gjykata e Penale pritet të japë masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit.

Pritet që masat të jepen nga gjyqtari Arbën Micko, pasi gjyqtarja që i ra shorti, Rexhina Merlika është me raport.

Nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 30 persona masën “detyrim paraqitje”.

Lexo më shumë  Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit

Ndërsa për 4 persona “arrest në shtëpi”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.

Lexo më shumë  “Reuters”: Qeveria shqiptare e akuzuar për korrupsion, jep 4 mln € për koncertin e Kanye West

Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat. Menjëherë ndërhyri policia për të shpërndarë turmën, ku u përdor edhe gaz lotsjellës.

Rruga Press

YouTube player