Lajme

Bullgaria mirëpret hapjen e bisedimeve për Shqipërinë në BE

Bullgaria do të mirëpresë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. E njëjta gjë nuk do të ndodhë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Presidenti bullgari njoftoi se RMV nuk i përmbush zotimet e saj në marrëveshjen mes dy vendeve të lidhur katër vite më parë.

Këshilli i Evropës do t’i sugjerojë qeverisë bullgare të argumentojë qëndrimin e saj jo me kushtet e vendosura, por me rezultate që Maqedonia e Veriut do të duhet të arrijë.

Lexo më shumë  Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitet e FSK-së

Maqedonisë së Veriut iu desh të ndryshonte emrin, për të hequr veton e Greqisë, por tashmë gjendet përballë një tjetër vetoje. Bullgaria konteston gjuhën dhe historinë.

Deri tani zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në vendimin që do të merret për negociatat.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjykata Supreme e Kosovës anulon vendimin për shkarkimin e kryeprokurorit
YouTube player