Agjencisë Europol i kërkohet të fshijë informacionet për personat e pafajshëm
Agjencia policore e BE-së, Europol duhet të fshijë të gjitha informacionet e atyre personave të cilët nuk kanë kryer asnjë krim.
Një hetim zbuloi se agjencia kishte mbledhur me mijëra detaje të qytetarëve të pafajshëm.
Zbulimi i paprecedentë nga Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS) synon të vërë në shënjestër atë që ekspertët e privatësisë e quajnë “arka e madhe e të dhënave” që përmban miliarda informacione. Të dhënat e ndjeshme në sistem janë nxjerrë nga raportet e krimit, të hakuara nga shërbimet e koduara telefonike dhe të kampionuara nga azilkërkuesit që nuk janë përfshirë kurrë në ndonjë krim.
Europolit iu kërkua të fshinte çdo të dhënë që nuk përputhet me masat mbrojtëse për kohëzgjatjen e ruajtjes së informacionit të ndjeshëm, ku të dhënat mund të ruhen vetëm për gjashtë muaj nëse nuk mund të provohet asnjë aktivitet kriminal.
Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS) tha se Europoli u njoftua për urdhrin më 3 janar pas një hetimi të vitit 2019.
EDPS tha se e kritikoi Europolin dy vjet më parë “për ruajtjen e vazhdueshme të vëllimeve të mëdha” të të dhënave të tilla që “paraqesin rrezik për të drejtat themelore të individëve”.
Agjencia e policisë ka afat 12 muaj për të hequr të dhënat që nuk janë shkatërruar deri më 3 janar.
Rruga Press