Bota

Ministrit britanik i ndodh e papritura, bllokohet në ashensorin e BBC

Ministri i kabinetit të qeverisë britanike, Michael Gove humbi një intervistë në programin Today të BBC Radio 4 pasi u bllokua në një ashensor. BBC raporton se ai mbeti i bllokuar në ashensor për rreth gjysmë ore.

Ministri humbi vendin e tij në emisionin e së hënës, pasi ashensori në Shtëpinë e Transmetimit të BBC-së ndaloi së punuari. Gove tha me shaka se stafi e kishte ngjitur me sukses. Teksa njoftoi bllokimin e tij prezantuesi Nick Robinson tha se zoti Gove ishte mirë dhe fillimisht kishte ofruar të kryente intervistën me telefon nga brenda ashensorit.

Lexo më shumë  Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet masive në Bosnjë – Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia ‘në alarm’ gjithashtu

Ai u paraqit 15 mintua me vonesë në emision dhe tha se ishte “i kënaqur” që më në fund do të shfaqej edhe pse u mendua nga gazetari Robinson që ai ta zhvillonte intervistën nga telefoni.

“Do të doja të thoja që kjo është një shaka, por nuk është shaka dhe nuk është shumë qesharake për zotin Gove dhe njeriun e sigurisë”,- shtoi Robinson.

Lexo më shumë  Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga SHBA-ja do ta vizitojë Rusinë

Rruga Press

YouTube player