Bota

VIDEO / Kryhet transplanti i parë në botë i zemrës nga derri te njeriu

SHBA – Një amerikan 57-vjeçar, David Bennett , është personi i parë në botë që ka transplantuar zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht. Gjendja e pacientit është e mirë tre ditë pas operacionit eksperimental shtatë-orësh, të kryer nga mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland në Baltimore.

Transplanti i derrit ishte shpresa e fundit për të shpëtuar jetën e burrit, megjithëse nuk është ende e qartë se sa është jetëgjatësia e tij tani. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim të posaçëm për transplantin novator me arsyetimin se përndryshe pacienti do të kishte vdekur.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Mjekët e FDA, të udhëhequr nga profesori Bartley Griffith i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland, shpresojnë të hapin rrugën për një lloj të ri transplanti që do të shpëtojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën për shkak të mungesës së organeve adekuate njerëzore për transplantim. Shumë njerëz në listat e pritjes së transplantit vdesin çdo vit përpara se të marrin organin vital që u nevojitet.

YouTube player

Transplanti marrë nga një kafshë (ksenotransplatimit), i testuar për herë të parë në vitet 1980, synon të përmbushë kërkesën e lartë. Valvulat e zemrës së derrit janë transplantuar për dekada. Tetorin e kaluar, në Nju Jork u zhvillua transplanti i parë i suksesshëm i veshkës së derrit në një burrë të vdekur nga truri dhe pa asnjë shpresë për shërim. Në rastin e Benetit, i cili vuante nga sëmundje të rënda të zemrës , ka shpresa që ai të fitojë disa vite jetë, diçka që duhet vërtetuar.

Rruga Press

YouTube player