BallinaBota

Gjermania do të mbyllë shkollat, dyqanet dhe zyrat e punës nga data 16 dhjetor

Një draft propozim i qeverisë Gjermane planifikon mbylljen e dyqaneve dhe shkollave për rreth një muaj, duke nisur nga data 16 dhjetor deri në 10 Janar.

Njëkohësisht sipas këtij plani, punonjësve do u kërkohet të punojnë nga shtëpia përgjatë së njëjtës periudhë.

Lajmi u njoftua nga Reuters pas takimit të kancelares Merkel me liderët e shteteve.

Gjermania ka qënë nën një ndalim qarkullimi të pjesshëm prej gjashtë javësh, me lokale dhe restorante të mbyllura, por me dyqanet dhe shkollat ende të hapura.

YouTube player