ECA “shuplakë” BE-së: 700 milionë euro shkuan dëm për Ballkanin Perëndimor
Gjykata Evropiane e Audituesve raporton se 700 milionë euro të investuara nga Bashkimi Europian për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit në 6 vende të Ballkanit Perëndimor kanë shkuar dëm.
ECA publikoi sot një raport prej 52 faqesh, ku bëhen të ditura investimet në institucionet ligjore dhe të drejtësië për 6 vite (2014-2020) në Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Mbështetja e BE për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë e suksesshme në arritjen e ndryshimit tërësor”, shprehet Juhan Parts, audituesi që shkroi raportin e (ECA)
Raporti shton se BE po shpërblen më shumë sesa po ndëshkon vendet në lidhje me dështimet e projekteve të saj në fushën e përmirësimit të drejtësisë dhe ligjit.
“BE ka shfrytëzuar rrallë mundësinë e ndërprerjes së asistencës nëse një përfitim dështon për të vëzhguar parimet bazë të demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkruhet në deklaratën e ECA-së.
Raporti shton se disa zhvillime pozitive kanë ndodhur në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por nënvizohet se në një kontekst të vullnetit të pamjaftueshëm politik (mbështetjes së BE-së) ka pasur një ndikim të kufizuar të përgjithshëm në avancimin e rolit themelor të reformave ligjore.
Shqetësuese për Audituesit e BE jamë pavarësia e sistemit të drejtësisë, përqëndrimi i pushteti, ndërhyrjet politike dhe korrupsioni.
Ky raport vjen në momentin kur zgjerimi i Bashkimit Europian është ndalur, për shkak se disa vende anëtare po izolohen për shkak të pandemisë së COVID-it si dhe po rritet fryma autoritare në disa prej shteteve të BE. /“US News”/
Rruga Press