Bota

Kishte destinacion Evropën, sekuestrohen 947 kg kokainë, arrestohet djali i ish-deputetit

Policia ka sekuestruar 947 kilogramë kokainë në Paraguaj që kishte si destinacion Evropën. Mësohet se kokaina ishte përgatitur për tu transportuar me rrugë ujore në Evropë. Ngarkesa do të nisej nga porti Asuncion në Paraguaj dhe më pas do të lundronte me një varkë poshtë lumit Parana derisa të arrinte në Atlantik.

Gjatë operacionit të kryer nga Sekretariati Kombëtar Kundër Drogës në Paraguaji, Fernando Enrique Balbuena Acuña djali i ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena, u arrestua si përgjegjës për dërgesën e kokainës.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Disa vite më parë djali i ish-deputetit promovoi një projekt legalizimi të marijuanës. Operacioni i quajtur Navis ishte përqendruar në disa qytete në qendër të vendit.

“Pas disa muajsh hetime, ishte e mundur të identifikohej një strukturë e drejtuar nga Fernando Enrique Balbuena Acuña nga Eusebio Ayala”, thuhet në një deklaratë nga sekretariati kundër drogës.

Djali i ish-deputetit paraguaian “ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës përmes rrugës ujore Paraguaj-Parana dhe më pas në Evropë përtej Atlantikut”, shtuan burimet.

Vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet në rreth 60 milionë dollarë, shkruan La Nacion. 

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *