Juvja e shqetësuar,futbollisti mbërriti në JMedical me paterica
Për Federico Chiesan, momenti i së vërtetës është gati të arrijë. Pas një nate dhimbjeje dhe frike, pas dëmtimit të pësuar në pjesën e parë të ndeshjes kundër Romës, anësori sulmues i Juventusit mbërriti në JMedical për t’iu nënshtruar testeve instrumentale të gjurit të tij të majtë, për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.
Për Federico Chiesa ekziston frika e këputjes së ligamenteve, një frikë e shtuar nga fakti se lojtari nuk ishte në gjendje të largohej nga ‘Olimpico’ me këmbët e tij, por në bordin e një automjeti të Kryqit të Kuq.
Nëse frika do të konfirmohej, sezoni i Chiesas do të përfundonte dhe lojtari nuk do të mund të luante as në “play-off” me kombëtaren italiane për kualifikueset e Katarit 2022.
Rruga Press