Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave edhe në Drenas
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Drenas.
Sipas Policisë, pajisjet u gjetën pasi kishte dyshime se një veturë po bënte kontrabandë me mallra.
“Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur. Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.
Policia ka marrë aksione të ndryshme për sekuestrimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave në qytete të ndryshme, pas vendimit të Qeverisë për të ndalur prodhimin e tyre.
Rruga Press

