Nxorën të dhënat e shqiptarëve! Lirohen nga qelia ekspertët e IT dhe përmbaruesit
Gjykata e Tiranës ka “nxjerrë” jashtë qelisë, 4 personat që publikuan të dhënat personale të 680 mijë shqiptarëve. Gjyqtari Artan Gjermeni liroi nga qelia të 4 personat e arrestuar duke caktuar masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për eksperten e IT te Tatimet, Eni Qirjakon si dhe ‘arrest shtëpie’ për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
NJOFTIMI:
1. Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.
2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. A.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. S.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. 2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. I. -Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. U shpall në Tiranë sot më datë 08.01.2022.
Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera persona trondit vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama justifikohej duket pretenduar se një “dorë destabilizuese” i kishte nxjerrë me qëllim të dhënat, ky version iu hodh poshtë nga Prokuroria që vuri në pranga përgjegjësit. Dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se u shitën listën me të dhënat e qytetarëve Ikonomit e Sotës për vetëm 20-30 mijë lekë të reja.
Rruga Press