Kosova regjistron 524 raste të reja dhe 12 viktima
Në Kosovë ditën e shtune janë regjistruar 524 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.555 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 11.868 raste aktive me koronavirus, me një total prej 46.118 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre 1.186 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.