BallinaLajme

Dy të arrestuar lidhur me vdekjen e punëtorit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj.

Gjatë ditës së enjte, një person kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës. Ngjarja tragjike kishte ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, në Ferizaj, ku edhe po punohet për projektin ‘Bashkimi i Qytetit’.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Në raportin e Policisë, thuhet se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Lidhur me rastin me datë 11.12.2020-14:03 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje  ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ditën tragjike në vend të ngjarjes kishin qenë edhe hetuesit ligjorë e Inspektorati i Punës.

Lexo më shumë  Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish
YouTube player