Bota

Shtëpia e Bardhë kërcënon Iranin: Nëse do të sulmohen amerikanët…

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse sulmon amerikanët, përfshirë ata ndaj të cilëve Teherani ka deklaruar sanksione për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani në vitin 2020.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se sanksionet e Iranit të shtunën erdhën pasi milicitë pranë Teheranit vazhdojnë të sulmojnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

“Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të frenuar dhe për t’iu përgjigjur çdo sulmi të kryer nga Irani,” tha zoti Sullivan në një deklaratë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Nëse Irani sulmon shtetasit tanë, përfshirë ndonjë nga 52 personat e përmendur dje, ai do të përballet me pasoja të rënda.”

Irani të shtunën vendosi sanksione ndaj dhjetëra amerikanëve të tjerë, shumë prej tyre pjesëtarë të ushtrisë amerikane, për vrasjen e Soleimanit në vitin 2020.

Ministria e Jashtme e Iranit tha se 51 amerikanë ishin objekt sanksionesh për atë që ajo e quajti “terrorizëm” dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo masë u lejon autoriteteve iraniane të konfiskojnë çdo pasuri që ata kanë në Iran, por nuk ka gjasa që ata të kenë prona të tilla, çka do të thotë se vendimi ka të ngjarë të jetë simbolik.

Nuk ishte e qartë pse deklarata e zotit Sullivan i referohej 52 personave, ndërsa Teherani tha se kishte sanksionuar 51 vetë.

Sanksionet e Iranit drejtoheshin mes të tjerëve ndaj gjeneralit amerikan Mark Milley, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, si edhe ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien.

Soleimani, komandanti i Forcave Quds të Iranit, u vra në Irak në një sulm me dron më 3 janar 2020, urdhëruar nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump.

Një vit më parë, Irani vendosi sanksione ndaj zotit Trump dhe disa zyrtarëve të lartë amerikanë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *