Kapet shqiptari me 15 kg djathë deleje, ja gjoba që pagoi në kufi të Kroacisë
Një banor i Salzburgut kishte marrë djathë të shtëpisë me vete kur hyri në Bashkimin Evropian, mirëpo rojet kufitare kroate i dhënë një dënim të rëndë.
48-vjeçari shqiptar përjetoi përvojë të keqe derisa po kthehej nga vendi i origjinës ku kishte shkuar për të festuar Vitin e Ri. Ai me vete kishte marrë rreth 15 kilogramë djathë deleje.
E për këtë ai u dënua me 1000 euro gjobë derisa edhe djathin ia kishin marrë.
Kur 48-vjeçari ishte kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit e kishin vërejtur djathin. Sipas rregullave, i thanë që dënohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit, nga një person privat. Por, ai nuk e kishte idenë që dënimi ishte kaq i lartë.
“Zyrtarët nga dogana thanë se duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të ma kthenin pasaportën”, tha ai, shkruan Heute.at.
Kështu ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta paguante gjobën. Ai gjithashtu u detyrua ta hidhte edhe djathin e deles.
Rruga Press