Refuzoi vaksinimin, futbollisti i njohur shqiptar infektohet sërish me koronavirus
Granit Xhaka dhe Folrin Balogun kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Kjo është bërë e ditur nga klubi i Arsenalit, derisa për Xhakën është hera e dytë që rezulton pozitiv.
Mesfushori është futbollisti i vetëm që ka kundërshtuar vaksinimin te Zvicra, me ç’rast kishtë bërë bujë të madhe brenda e jashtë kampit zviceran.
Krah vendimit të 29-vjeçarit për mosvaksinim kishte dalë Federata e Futbollit së Zvicrës.
“Kapiteni ynë ka vendosur kundër vaksinimit për COVID. Ne plotësisht respektojmë këtë vendim. Si Federatë ne rekomandojmë vaksinimin, por është e drejtë e secilit të vendosë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo”, është thënë në reagimin e Federatës vitin e kaluar.
Rruga Press